Top Channel/Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, gjykata lë në fuqi 25 vite burg
04/10/2026 19:42

Top Channel ekskluzivisht ka siguruar një video ku për herë të parë shfaqet Klaudio Kanani i cili i shpëtoi dënimit kapital në Kinë. "Mos u bëni merak, jam mirë më shëndet. Më ka marrë malli për juve. Unë këtu jam mirë por normal si në burg. Juve mos u shqetësoni për asnjë gjë sepse unë nuk është se kam probleme jam mirë" thotë i riu me origjinë nga Tepelena. Ai shpreson e apelon tek shteti shqiptarë për ti mundësuar transferimin e vuajtur dënimin në një burg në vendin tonë. Gjykata e Apelit në provincën Guandong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ta ndëshkuar Klaudion me dënimin kapital, pasi është akuzuar në shtetin komunist për trafik droge. Një zëdhënës i kësaj gjykate i pohoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se disa ditë më parë, në qendrën paraburgimit Guangzhou, një gjykatës i ka komunikuar Klaudio Kananit vendimin e apelit. “Apeli ka rrëzuar kërkesa e prokurorisë për dënim kapital dhe është lënë në fuqi vendimi i Qershorit 2025 më shkallën e parë, duke e dënuar me 25 vite burg pasi ai u gjet fajtor për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu” pohoi zëdhënësi kësaj gjykate. Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut. Siç edhe Top Channel e ka raportuar ekskluzivisht këtë rast vitin e shkuar, Klaudio Kanani, shpëtoi nga dënimi kapital pas një mori përpjekjesh diplomatike të ministrit të atëhershëm për punët e jashtme Igli Hasani, i cili për këtë çështje zhvilloi disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë. Sikurse përfshirja e ministrit të atëhershëm të drejtësisë Ulsi Manja dhe ambasadorit tonë në Kinë Riza Poda. Kontaktuar nga Top Channel familja e Klaudio Kananit, shprehu mirënjohje se çfarë është bërë deri më tani nga shteti shqiptarë për djalin tyre. Ata kërkojnë një përpjekje të fundit nga ministrat Ferit Hoxha dhe Toni Gogu për të çuar përpara bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën, nisjen e proceduarve për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina e vuajtur dënimin në Shqipëri tashmë që edhe Gjykata e Apelit e dha vendim e saj.

Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon ‘kryesinë e Kuvendit, protestuesit tenojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin molotovë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin molotov dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12
Top News – Protestat me kërkesën për dorëheqje. Rama: Minojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
14/11 14:05
Top News – Aksident tragjik në rrugën e Arbrit. Humbin jetën 2 persona, 5 të tjerë plagosen
14/11 13:27
Top Channel/ Grida Duma, Masterclass në Zyrih/ Dy ditë trajnimi me shqiptarët e Zvicrës
14/11 13:05
Top Channel/ “Ylli pa emër” në Gjirokastër, histori dashurie në skenën e teatrit “Zihni Sako”
14/11 12:55
Top Channel/ “Kali i Trojës” kundër plastikës, Greenpeace proteston në samitin COP31 në Turqi
14/11 12:55
Top Channel/Gjanica nxin, shqetësim në Fier, uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë
14/11 12:18
Top Channel/ Instituti për Bashkitë: Buxheti 2027 nuk parashikon kostot dhe kursimet e reformës
14/11 12:12
Top Channel/ Nga burgu, kryebashkiaku Veliaj kërkon mocion mosbesimi ndaj kreut të socialistëve
14/11 12:08
Top News – Vidhnin automjete në Fier. Arrestohet 51-vjeçari, në kërkim 2 bashkëpunëtorët
14/11 12:01
Top News -Veliaj kërkon mocion mosbesimi për Ramën. SMS Asamblesë: Askush s’është i pazëvendësueshëm
14/11 11:44
Top Channel/ Incident gjatë rrugës për në Asamble, qëllohet me vezë eskorta e Ramës në Manëz
14/11 11:15
Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11