Top Channel/ “Shqiptarët të vendosur drejt BE”! Ministri Ferit Hoxha: Procesi po ecën
28/04/2026 19:47

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ish-ambasadori në misionin e Shqipërisë pranë BE në Bruksel shprehet se shqiptarët nuk e kanë humbur besimin te anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian. “Për Shqipërinë dhe shqiptarët, në qendër të këtij vizioni qëndron anëtarësimi BE. Edhe pas dekadash pritje, premtimesh, skepticizmi, vonesash dhe sfidash, shqiptarët nuk e humbëm besimin. Në thelb procesi i anëtarësimit ishte e vetmja rrugë, jo vetëm si destinacion apo hyrje në një organizatë, por një mënyrë të menduari dhe jetuari”, u shpreh ministri i Jashtëm. Në fjalën e mbajtur në Forumin e Politikës së Jashtme të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, ministri Hoxha sqaroi përfundimisht se ku qëndron procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, duke hedhur poshtë pretendimet për një bllokim të mundshëm. “Mund t’iu them më bindje dhe mund ta përsëris, nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj momenti që mund të quhet bllokim i procesit për Shqipërinë. Çdo gjë që ndodh në këtë vend analizohet në Bruksel, nga vendet anëtare. Kemi pasur diskutime jo të lehta me një numër partnerësh. Nuk e kam përgjigjen, por dua të besoj që në procesin specifik të shqyrtimit të IBAR-it zhvillimet e tjera politike nuk kanë ndikuar”, sqaron ministri. Ministri vuri theksin gjithashtu në rëndësinë e lëvizjes së lirë të shqiptarëve nëpër botë, duke u shprehur se në fokus të punës së tij si drejtues i Ministrisë së Jashtme janë negociatat për heqjen e vizave me 20 vende të tjera. “Sot shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende të botës dhe jemi duke negociuar me 20 vende të tjera”, shprehet ministri. Hoxha gjithashtu rikujtoi se Shqipëria vitin e ardhshëm do të mirëpresë ngjarjen historike të vendit, siç është samiti i NATO-s.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27