Prej vitesh Nigel Farage, kreu i partisë Reformë UK, për retorikë politike sulmon shqiptarët, të cilët në mënyra të ndryshme mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, një grup shqiptarësh e kanë sfiduar duke mbërritur me një jaht pikërisht në Clacton, zonën ku ai është zgjedhur deputet në jug të Anglisë.