Transformimi digjital në sistemin bankar shqiptar po ecën, por me ritme të ngadalta dhe me mangësi të theksuara në disa sektorë kyç. Raporti mbi Transformimin Digjital në Sistemin Bankar Shqiptar evidenton se, ndonëse 58.8 për qind e bankave e vlerësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit si të lartë, plot 41.9 për qind e konsiderojnë atë vetëm mesatar, çka tregon se procesi mbetet larg një kuadri plotësisht të digjitalizuar.