Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës dhe avionët po fluturojnë mbi qytetet e mëdha. Qytetarët e Ukrainës sot u zgjuan nga zhurmat e shpërthimit të raketave. Shqiptarja, Nely Supur, nga Ukraina thotë se lufta nisi. Së bashku me familjen Nely u shkëput nga qyteti i Odesas për të shkuar në një tjetër zonë që është në kufi me Moldavinë, me shpresën se ky kufi do të hapet dhe kështu ajo do të largohet nga vendi i familjes për të shpëtuar jetën e saj dhe të djalit.