Koalicioni “Forumi Shqiptar” do të jetë pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi. Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i tij, Nik Gjeloshaj i cili sqaroi përmes një postimi në Facebook se shqiptarët do të kenë portofolin e Ministrit të Administratës Publike dhe postin e Zëvendës Kryeministrit për Investimet Kapitale. “Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi.