Tre shtetas shqiptarë janë dhunuar barbarisht mesditën e së shtunës teksa kalonin me automjetin e tyre në Mal të Zi. Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci udhëtonin në një automjet me targa gjermane kur rreth orës 14.00 të së shtunës, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Hercegnovit janë sulmuar pa shkak nga një grup prej 8 personash, disa prej të cilëve mbanin veshur uniformë ushtarake.