Shqiptarët dhe Shqipëria, në sytë e një fotografeje gjermane, erdhën në Fototekën Kombëtare “Marubi” përmes një ekspozite të Jutta Benzenberg dhe nën kujdesin e kuratores Kim Knoppers. Imazhet dhe historitë e rrëfyera, krijojnë një lloj biografie të vendit tonë që nga viti 1991 kur fotografja u takua për hërë të parë me Shqipërinë e deri në ditët e sotme.