Elton Ilirjani ka zhvilluar një fotesesion në Tepelenë, ku mori vëmendjen me veshjen e tij si shqiponjë. Në fotot që ka shpërndarë, modeli pa gjini, sikurse ai e identifikon veten, duket me fustanellën e bardhë, jelekun e kuq dhe krahët e zinj të shqiponjës dykrenare, simbol i vendit tonë.