Përfytyroni një arenë me 22 mijë njerëz që ulërasin kundër teje. Një atmosferë armiqësore që dridhet si nga tërmeti, një shtet i tërë që nuk të do aty dhe vetë organizatorët e UFC-së që të bëjnë presion të tërhiqesh. Por asgjë nga këto nuk e ndali luftëtarin shqiptar Dennis Buzukja, që në mes të Beogradit, të ngrinte lart duart për të bërë shqiponjën dhe të futej në kafaz me flamurin kuqezi. Ai nuk e njihte frikën, dhe këtë, serbët e kuptuan shumë shpejt.