Shqipëria hedh hapin e parë zyrtarë për pjesëmarrjen në “Bordin e Paqes”, misioni ndërkombëtar i krijuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për rindërtimin e Gazas pas luftës. Në mbledhjen e të fundit, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për angazhimin e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit. Projektligji parashikon që Shqipëria mund të kontribuojë me trupa në Gaza, me një numër maksimal deri në 40 ushtarakë.