Top Channel/ “Shqipëria s’është betejë për SHBA”! Rama para gazetarëve të BE: Protestat u frynë!
09/06/2026 19:39

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë pozicionin e qeverisë shqiptare se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga investimi 4 miliard euro në Zvernec. Rama, gjatë një konference shtypi me gazetarë nga vendet e BE-së tha se e gjithë kundërshtia nëpërmjet protestave në Tiranë, po merr këto përmasa për shkak të përfshirjes së familjarëve të Presidentit Trump, vajzës Ivanka dhe dhëndrit Jared Kushneer. Arsyeja përse bota është kaq shumë e ekzaltuër nga kjo, është prej Donald Trumpit. Sepse unë nuk vlesoj që Flamingot e Shqipërisë do të krijonin një zhurmë kaq të jashtëzakonshme, nëse nuk ishte një rast për tu marrë me Donald Trump. Por kjo nuk ka të bëjë me Donald Trump. Jured Kushner dhe Ivanka Trump erdhën këtu në kohë kur nuk ishte e qartë nëse Donald Trump do të shkonte në burg apo të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë. Për mua ishin investitor amerikan dhe kërkonin një mundësi investimi në Shqipëri. E dini çfarë? Njëra anë thotë se unë njeri i Sorosit ndërsa sot nga ana tjetër më thonë se jam i Kushnerit. Por unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe dua që gjithkush të vijë e të investojë. Shqipëria nuk duhet të kthehet në karburant për përleshjet në SHBA apo në ndonjë vend tjetër. “Ne do t’i zhvillojmë këto zona. Në Zvërnec do të bëjmë diçka të mahnitshme”. Kjo ishte përgjigja e prerë e kryeministrit Edi Rama i cili mëtej deklaroi se “Ka aktorë që po përpiqen ta shfrytëzojnë përmes asaj që quhet depërtim për t’i dhënë energji politikave të tyre dhe këtu Irani u fut menjëherë”. Nënvizoi faktin se “shume informacione të rreme vijnë nga konkurrentë në turizëm. Protestat tha Edi Rama po ndodhin në një mjedis demokratik ndryshe nga ai moment në historinë e Shqipërisë ku kishte protesta me gjak.

Top News – Aksident i rëndë në Orikum. Humb jetën 63-vjeçari, disa të plagosur
20/11 10:11
‘Paralizohet’ Vlora/ Pezullohen lundrimet dhe… | Breaking
20/11 10:10
‘Seks në grup me gruan, drogë dhe filmime’/ Bashkëshorti trondit: ‘Donte vetë!’/ Tronditet Britania
20/11 10:09
Top Channel/ Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 62-vjeçari, pamje nga vendngjarja
20/11 09:44
Top Channel/ Pensionistët, radhë në Postë, Pritje dhe sorollatje në Durrës
19/11 23:05
Top Channel/ 12 kg kanabis, një i arrestuar, Policia ndjek dy të rinj në autostradën Tiranë-Elbasan
19/11 23:04
Top News- Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota në solidaritet me ‘Flamingot’
19/11 22:29
Top News- Bllokohen anija me 16.8 tonë karburant në Durrës, dyshohet se do të nxirrej kontrabandë
19/11 22:13
Top News- Rrëshqitja e masivit shkëmbor në Bulqizë/ Rikthehet lëvizja në aksin Qafë e Buallit-Krastë
19/11 22:13
Top Channel/ 25 vite Top Channel, Drejtuesja Lori Hoxha: Madhështia qëndron tek njerëzit
19/11 21:01
Top News – Integrimi, lehtësohet procesi. Irlanda vlerëson Shqipërinë- Mbyllim 6 kapituj në 2026
19/11 20:00
Top Channel/ Koalicion kundër piraterisë televizive, Ama prezanton platformën e re
19/11 19:51
Top Channel/ Aditivë në produktet e bulmetit, Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore për bulmetin
19/11 19:48
Top Channel/ Tensioni në protestët, qytetarët përplasen me policinë
19/11 19:36
Top Channel/ Rama: Europa gaboi me Rusinë. Merz: Trump-Xi-Putin u takuan për foto
19/11 19:32
Top News- Samiti i ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’, Rama: Europa gaboi me Rusinë, duhej komunikim
19/11 19:28
Top Channel/ Tensione përpara Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë
19/11 18:50
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Berlin, Gjermani, në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”
19/11 18:20
Top News – Punimet te mbikalimi i Laknasit/ Bllokohet lëvizja në rrugën dytësore Tiranë-Durrës
19/11 18:14
Top News- Po transportonin kanabis xhelatinë/ Arrestohet ‘mbikëqyrsi’, në kërkim bashkëpunëtori
19/11 18:11