Shqipëria po përballet me një alarm demografik. Shifrat e lindjeve, vdekjeve dhe martesave të tremujorit të parë të vitit 2026 evidentojnë vijimin e sfidave që lidhen me zhvillimet natyrore të popullsisë në vendin tonë. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se vendi ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje gjatë kësaj periudhe, duke reflektuar një bilanc natyror negativ të popullsisë. Gjatë tremujorit të parë lindën 5.146 foshnje dhe u regjistruan 5.514 vdekje duke mbizotëruar me 368 më shumë.