Qeveria nënshkruajti sot Memorandumit të Mirëkuptimit me Eni S.p.A., gjigantin italian të tregut të hidrokarbureve për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit. Në takim ishte i pranishëm, kryeministri Edi Rama, ministri i Energjietikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi si dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Gjatë fjalës së tij në takim kryeministri tha se marrëveshje me Enin do të sjellë krijimin e një kompanie rregullatore për tregun e hidrokarbureve në funksion të mundësive më të mira për konsumatorët.