Top Channel/ “Shqipëria përparim. Negociatat, në fund të vitit”. Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE
13/11/2023 22:01

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kryesoi takimin mes BE-së dhe ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, duke shprehur mbështetje për avancimin e integrimit të rajonit, sa i përkët politikës së jashtme dhe sigurisë, përpara anëtarësimit. Në takimin e rëdësishëm në Bruksel ishte edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, i cili ka takuar edhe Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Varhelyi shprehet se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ai shtoi se synimi është që deri në fund të këtij viti, Bashkimi Europian të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për kapitullin e parë. Në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ministri Hasani konfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, teksa nënvizoi se qeveria shqiptare po bën çmos për të përmbushur objektivat e vendosura nga BE. “Raporti i javës së kaluar nga KE konfirmon angazhimin e BE ndaj rajonit. Nëse BE forcon rolin e saj global në promovimin e sundimit të ligjit, suksesi i saj në rajonin tonë është vendimtar. Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë një partner në tavolinë, për të diskutuar sfidat e përbashkëta të sigurisë. Kemi nevojë për më shumë akses në organet e BE, për të përballuar kërcënimet e sigurisë”, u shpreh kryediplomati shqiptar. Në kohën kur rrisin bashkëpunimin me shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, nga BE-ja kërkohet që edhe brenda rajonit të ketë një bashkëpunim të madh dhe zgjidhje përmes dialogut dhe bashkëpunimit të problemeve që këto shtete kanë mes tyre. Kjo veçmas vlen për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas diplomatëve të BE-së, marrëdhëniet jo të mira mes këtyre dy shteteve e rëndojnë edhe situatën në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pamjet: AFP

Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13
Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45