Shqipëria, thotë Euractiv, renditet e para në rajon dhe e pesta në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore për numrin e infeksioneve me COVID, të regjistriara në periudhën janar 2020-shtator 2021. Për këtë citohet një studim i botuar nga revista e njohur shkencore, The Lancet. Studimi, i cili shqyrtoi infektimet dhe vdekjet nga vdekjet nga koronavirusi në 177 vende, zbuloi se shkalla e prekjes nga sëmundja për 1000 banorë në Shqipëri është 870.