Top Channel/ Shqipëria një hap më pranë BE, ekspertët: Procesi ka kosto, brenda 2027 duhen…
27/05/2026 19:38

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel mbylli një etapë me rëndësi për Shqipërinë, duke e kaluar në klasën tjetër më afër BE. Për ekspertët e integrimit tashmë vendi ndodhet në mes të rrugëtimit dhe detyra më sfiduese e presin. “Një arritje e rëndësishme miratimi i raportit IBAR-it, është vlerësim pozitiv për punën e bërë në reformat vecanërisht në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, administrata publike, prokurimet, etj krimit të organizuar, etj dhe jepen standardet finale që Shqipëria duhet të plotësojë për anëtarësimin dhe hyjmë në fazën më të rëndësishme të tij. Mund të themi në gjysmën e dytë por është më e vështira”. Drejtuesi i Lëvizjes Europiane në Shqipëri Gledis Gjipali analizon se afati i vendosur nga qeveria për të finalizuar negociatat teknike në 2027 është i ngushtë për të arritur jo thjesht përafrimin e legjislacionit por garantimin e standardeve europiane në jetën e shqiptarëve, proces që pritet të prek financiarisht sipërmarrjet vendase. “Që në fillim ishte një objektiv ambicioz, mendoj se është bërë akoma më shumë ambicioz për faktin se nevojitet një shpejtësi më e madhe në reforma. Ngelet një vit e gjysmë për afatin, janë diku te 400 akte ligjore dhe nënligjore që duhen ndërmerren gjatë kësaj periudhe. Por fokusi më i madh është tezbatimi i tyre dhe ne duhet të tregojmë që arrijmë të vendosim standard europiane në sigurinë ushqimore, në mjedis, mbrojtje konsumatori, tregti. Ka kosto si proces”. Situata brenda vetë unionit dhe rreth tij i rrit mundësitë Shqipërisë të përshpejtohet ritmi i pranimit në BE, thekson Gjipali, por në të njëjtën kohë e panegociueshme mbetet edhe pëmbushja e kritereve për arsim më cilësor, shëndetësi më të mirë, drejtësi të pavarur, institucione më të forta, më të zhvilluara me në fokus respektimin e të drejtave të njeriut.

Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38