Top Channel/ Shqipëria nivel më të ulët inflacioni në krahasim me BE
22/04/2022 18:42

Shqipëria është ndër vendet me inflacionin më të ulët në Europë. Sipas të dhënave nga INSTAT që bën harmonizimin e indeksit të çmimeve në Shqipëri me vendet e Bashkimit Europian, më të ulët se në indeksin e çmimeve e ka vetëm Portugalia, Norvegjia, Islanda dhe Zvicra. Mesatarja e inflacionit në 27 vendet e BE është 7.8%, ndërsa në muajin mars vendi e regjistroi në 5.7%. Në Bashkimin Europian një faktor, i cili po ngre në stratosferë çmimet është energjia elektrike dhe lëndët e tjera djegëse, ndërsa në Shqipëri dy grupet kryesore të impaktuara janë ushqimet dhe transporti. Qeveria po subvencionon çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla dhe ka vendosur një çmim preferencial prej 18.8 lekësh për 7400 biznese të tjera. 28 miliardë lekë janë të vendosura si garanci nga Buxheti, por nëse çmimet mesatare të blerjes së energjisë prej 200 eurosh do të vazhdojnë përgjatë vitit, fatura llogaritet të shkojë mbi 1 mijë miliard. Një tjetër faktor që ka ndihmuar në këtë nivel më të ulët inflacioni është edhe mbiçmimi i lekut, i cili në raport me euron ka arritur në nivelin 120.18, niveli më i ulët që nga vitit 2007. Por, edhe pse është në nivel më të ulët se në Europë, në raport me të ardhurat kjo rritje çmimesh ndjehet më shumë, pasi jemi gjithashtu ndër vendet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për banorë. Një tjetër arsye është dhe fakti se në strukturën e shpenzimeve të një familje 42% e parave shkon për ushqime.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14