Shqipëria hedh një tjetër hap me rëndësi në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Pas hapjes së të gjithë grup-kapitujve në Konferencën e tetë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, që u mbajt më 26 maj të këtij viti, vendi ynë nis mbylljen e tyre, proces që më pas i hap rrugën integrimit të plotë të vendit në union. Më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të mbyllen tre grup-kapitujt e parë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili jep një mesazh dhe për kundërshtarët e tij politikë, që akuzuan qeverinë për bllokim të negociatave.