Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij ekipin Olimpik që do të na përfaqësojë në lojërat dimërore në Pekin. Duke e lidhur situatën me debatin aktual me FSHF-në, Veliaj rikujtoi se Komiteti Olimpik Shqiptar më parë ishte i mbyllur, nuk pranoheshin të rinjtë dhe nuk lejohej bashkëpunimi, kurse sot, pas hapjes së tij, gjërat kanë ndryshuar.