Top Channel/ Shqipëria në BE, votë pro me kushte! PE: Luftoni korrupsionin në nivele të larta
05/05/2026 19:40

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar sot me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim, raportin për Shqipërinë, ku vlerësohet angazhimi i vendit tonë për tu bërë pjesë e BE-së si dhe inkurajohet vijimi i ritmit aktual të reformave për t’u anëtarësuar në Union. “Përshëndet / merr në dijeni ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe përshëndet progresin e shpejtë të bërë vitet e fundit; thekson nevojën për të siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit”, thuhet në paragrafin e parë të dokumentit të miratuar sot. Në raport vihet theksi te korrupsioni, i cili konsiderohet sërish shqetësim serioz, teksa bëhet thirrje për garantimin e pavarësisë së SPAK-ut. Në raport vihet theksi te korrupsioni, i cili konsiderohet sërish shqetësim serioz, teksa bëhet thirrje për garantimin e pavarësisë së SPAK-ut. Eurodeputetët përmendin faktin se në vitin 2025, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka rënë nga vendi i 91-të në vendin e 80 dhe shtojnë se “Shqipëria duhet të forcojë më tej kapacitetet e posaçme policore, të konsolidojë rezultatet në hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”. Raporti ndalet gjithashtu edhe te çështja e imunitetit parlamentar për të cilin thotë se “Rikujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kuadrit kushtetues të projektuar për të garantuar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike; thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret në përputhje të rreptë me dispozitat kushtetuese dhe procedurat ligjore të vendosura, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të panevojshme”. Në të njëjtën kohë eurodeputetët përmes amendamenteve të tyre kanë konfirmuar qëndrimin e pandryshuar sa i përket pavarësisë së SPAK-ut dhe ndalimin e kërcënimeve ndaj gjyqësorit. “…mirëpret punën e vazhdueshme të institucioneve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë SPAK-un, dhe kërkon garantimin e pavarësisë së tyre të qëndrueshme, burimeve të mjaftueshme dhe kapacitetit operacional, pa kufizuar kompetencat hetimore dhe pa minuar punën e tyre;…rikujton se gjyqësori vazhdon të përballet me presione dhe kërcënime politike që rrezikojnë të minojnë pavarësinë e tij; nënvizon rëndësinë e zbatimit në kohë dhe të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, si një element thelbësor i shtetit të së drejtës dhe balancës institucionale”, vijon më tej raporti.

Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44
Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16
Top channel/ Kaos në Kuvend, deputetët e PD-së tentojnë ti afrohen Peleshit
29/10 11:07
Top Channel/ Berisha nuk lëshon foltoren, Peleshi ndërpret seancën sërisht
29/10 10:53
Top Channel/ “Meritojnë plumbat e gomës” Peleshi i heq fjalën Berishës, ndërpret seancën
29/10 10:42