Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Z. Blendi Gonxhja dhe Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Padel Z. Luigi Carraro mbajtën një konferencë për mediat me rastin e “FIP Platinum Albania 2026” që do të mbahet në Tiranë nga 24 – 31 Maj. Ky eveniment do të sjellë lojtarët më të mirë ndërkombëtarë në një spektakël unik në Sheshin “Skënderbej”.