Dymbëdhjetë vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa një tjetër është nën monitorim. Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 45 vatra. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 839 forca operacionale dhe 72 automjete zjarrfikëse.