I ftuar nga Komisioni Europian në forumin “Global Gateëay Forum 2023”, në Bruksel, kryeministri Edi Rama vlerësoi qasjen e presidentes të komisionit Ursula von Der Leyen për një komision gjeopolitik. U ndal edhe në paketën ekonomike të rritjes prej 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, anoncuar në forumin e procesit të Berlinit javën e shkuar në Tiranë.