Nga sot, shtetasit që duan të hyjnë në territorin shqiptar, duhet të paraqesin pasaportë vaksinimi në pikën kufitare. Për pasojë, në doganën e Qafë Thanës janë krijuar radhë të gjata të automjeteve, teksa pasagjerët presin për t’iu nënshtruar kontrolleve anti Covid.