Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjete sociale se Shqipëria është klasifikuar e para globalisht për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike. Kreu i qeverisë publikoi rezultatet e National Cyber Security Index, ku flamuri kuqezi kryesonte me 98.33 pikë. Pas Shqipërisë renditej Cekia, Kandaja dhe Estonia.