Top Channel/ Shqipëria e Kosova urojnë SHBA! Mesazhe nga liderët kryesorë në botë
04/07/2026 19:29

Bota uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 250-vjetorin e Pavarësisë. Mesazhe urimi u përcollën nga liderët kryesorë në botë, nga Bashkimi Evropian, te Rusia e Japonia. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, theksoi se për 250 vjet, partneriteti transatlantik është formësuar nga vlerat e përbashkëta dhe lidhjet familjare. “Statuja e Lirisë mbetet simboli i qëndrueshëm i asaj miqësie të përhershme, prandaj sonte, fishekzjarret do të ndriçojnë qiellin në të dy anët e Atlantikut”, tha Von Der Leyen në urimin e saj. Mesazhe urimi për Ditën e Pavarësisë u përcollën dhe nga Shqipëria e Kosova. Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se “me 4 Korrikun e Amerikës së mishëruar në Statujën e Lirisë, që është një simbol i veçantë edhe për shqiptarët e rritur në histori përballë erërave kundër, të cilat gjithnjë janë rrekur ta ndalin frymën e këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi Deklaratën e Pavarësisë amerikane, duke e cilësuar si një dokument me vlera universale, që vazhdon të frymëzojë popujt në mbarë botën. Papa Leone, i cili muajt e fundit është përfshirë në një marrëdhënie të tensionuar me Presidentin amerikan, shpërndau në kanalet zyrtare të Vatikanit një mesazh për rastin. Leone përgëzoi historinë amerikane dhe idealet e lirisë, drejtësisë e unitetit, dhe njëkohësisht bëri thirrje që SHBA të mbetet besnike traditës së saj si vend i emigrantëve. Mesazh urimi erdhi edhe nga Mbreti Charles, i cili theksoi se marrëdhëniet mes Londrës dhe Uashingtonit do të vazhdojnë të mbështeten mbi vlerat e përbashkëta. Kulla e Tokios në Japoni u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan. Në kuadër të festimeve u hodhën fishekzjarre, ndërsa një shfaqje me dronë shfaqi në qiell portretet e kryeministres Takaichi dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Vladimir Putin, në një letër të botuar nga Kremlini, përcolli mesazhin e përgjegjësisë që SHBA dhe Rusia kanë si dy fuqitë kryesore bërthamore për sigurinë e gjithë globit.

Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08
Top Channel/ Spanja shpall tre ditë zie: Përplasja e trenave erdhi për faj të sistemit kompjuterik!
29/10 10:52
Top Channel/ 1000 jetët e Netanyahut: “E quajnë Magjistari, i” tmerrshëm” për të gjetur aleatë!
29/10 10:44
Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53