Top Channel/ Shqipëria blen dronët turq/ Do përdoren për monitorimin e territorit & të rendit publik
29/06/2021 19:35

Fama e dronëve të armatosur turq shtrihet akoma edhe më shumë. Një tjetër vend zgjodhi Turqinë për të forcuar mbrojtjen e tij kombëtare. Shqipëria, thotë TRT përgatitet të fusë në inventarët e saj dronët e armatosur turq, fjala e fundit e teknologjisë. Ndërkohë sipas medias turke “Yeni Şafak”, marrëveshja është konkretizuar.“Yeni Şafak” zbulon edhe tipin e dronëve superinteligjentë, tip IHA dhe SİHA prodhuar nga “Baykar Defense” në Turqi. Mjetet ajrore pa pilot, IHA janë pa armatim, ndërsa tipi tjetër është i armatosur. Lajmi mbërrin pas vizitës së ministrit të brendshëm Bledar Çuçi dhe autoritete ushtarake, vazhdon TRT, e cila citon ministrin të pohojë se “sistemi i dronëve të armatosur turq mund të përdoret për qëllime civile dhe ushtarake në Shqipëri”. Këto komente ai i bëri në vazhdën e vizitës në fabrikën e prodhimit të firmës Bayraktar në Stamboll. gjatë vizitës së tij disa javë më parë në Turqi, kryeministri Edi Rama njoftoi arritjen e një marrëveshje për pajisjen e vendit me dronë inteligjentë që do të shërbenin për monitorimin e territorit. Ai shpërndau dhe foto nga takimi me ekspertët turq dhe tha se bëhej fjalë për dronë që do të mblidhnin dhe do përcillnin dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet rendin publik e te tjera. Në një relacion të mëvonshëm, pas ndryshimit të buxhetit me akt normative për të lejuar shpenzimin e 1 miliardë lekëve për Ministrinë e Mbrojtjes për pajisjen me drone, nuk sqarohej nëse bëhej fjalë për dronë ushtarakë, por shtypi turk thotë se dy variantet e përmendura prej tij kanë municione të integruara.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52