Shqipëria ka arritur standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj. Ky lajm i mirë vjen nga Agjencia Europiane e Mjedisit, e cila u publikua këtë pasdite nga kreu i qeverisë, Edi Rama. “LAJM I MIRË Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit. Rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.