Top Channel/ Shqipëria, 35 vite pas diktaturës! 15-vjetori i Institutit për Krimet e Komunizmit
10/12/2025 19:58

Simon Miraka, ish i përndjekur politik - Kam kaluar 44 vite në internim. Dënimin na e jepnin çdo pesë vite. Në qershor 1989, mora dënimin e dhjetë, por nuk u shqetësuam shumë, nuk e morëm shumë seriozisht pasi komunizmi kishte filluar të shkërmoqet. Simon Miraka ishte vetëm një vjeç kur familja e tij u internua për motive politike nga sistemi diktatorial. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në internim. Simon Miraka, ish i përndjekur politik - Jeta nuk ka çmim. Ajo që kam humbur, nuk më kthehet asnjëherë. Miraka është anëtar i bordit drejtues të Institutit të Studimeve për Pasojat dhe Krimet e Komunizmit, që ka për qëllim studimin dhe analizimin e fakteve dhe informimin e publikut për periudhën komuniste në Shqipëri. Në 15-vjetorin e këtij institucioni, studiuesit theksojnë se 35 vite pas ndryshimit të sistemit, Shqipëria duhet të kishte mbaruar procesin e ndarjes më të kaluarën dhe studimet për të kaluarën. Prof. Dr. Afrim Krasniqi - Shqipëria e vitit 1990 nuk ishte e përgatitur për njohjen e demokracisë dhe në thelb ishte një shoqëri komuniste që po shkonte në demokraci pa e kuptuar demokracinë. Elitat nuk e prinë ndryshimin, ishin studentët që e bënë dhe ata më pas iu bashkuan. Nëse nuk do të ndodhte lëvizja e dhjetorit, nuk e dimë kur do ishte data për ndryshimin e sistemit. Elitat krijuan një paradoks, krijuan partitët e para por nuk lejohej të flitej për Enver Hoxhën. Pluralizmi real ndodhi vetëm pas zgjedhjeve të vitit 1991. Dhe teza që të gjithë donin ndryshimin, rezulton i pavërtetë. Kjo e dallon vendin tonë nga vendet e tjera si Polonia apo Çeki. Këto defekte deri diku kanë përcaktuar si vazhdoi tranzicioni. Në një tryezë diskutimi, që u mbajt këtë të mërkurë, anëtarët e Institutit analizuan vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe zhvillimet e 35 viteve tranzicion. Prof. Asoc. Hasan Bello – Në mënyrën si rrodhën ngjarjet, u vu re një kompromis mes klasës së re politike dhe asaj të vjetër, kjo u vu re në mënyrën si u bën përciptas gjyqet dhe në zbardhjen e pasojave që la pas diktatura komuniste në 45 vite. – Në Shqipëri, tranzicioni ka qenë i trazuar, i karakterizuar nga kriza ekonomike, si piramidat financiar të 1997, emigracioni masiv dhe polarizimi politik. Studiuesit theksuan nevojën për një qasje të organizuar, të koordinuar dhe të qëndrueshme për trajtimin e së shkuarës komuniste për edukimin e brezave dhe krijimin e një kulture qe e njeh të shkuarën e vet.

Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
Blindohet Shqipëria dhe Kosova, nis prodhimi i municioneve, çmendet Serbia | Breaking
25/02 13:19
Top Channel/ Ekspozita e kishave të Korçës. Një dekadë kërkimi për historinë e kishave ortodokse
24/02 15:30
Top Channel/ Mrekullitë e Arbërisë! Vijnë nga UNESCO në skenën eTKOB
23/02 15:45
Top Channel/ “Lakuriq”, si harta e shpirtit! Ekspozita që eksploron trupin dhe frikën nga AI
23/02 12:29
Top News- Çahet asfalti, rruga ndahet më dysh në Vlorë/ Rrezik për mjetet
22/02 15:22
Top Channel/ Katër vite “Dua Librin”, nga një ide mes miqsh, në një komunitet me 100 anëtarë
22/02 12:35
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Rrjoll/ Riti i Kreshmëve mes lutjes dhe protestës së banorëve.
21/02 15:37
Top Channel/ “Amaneti i Tylit”/ Premiera në Teatrin “Migjeni” rikthen humorin dhe duartrokitjet
21/02 12:31
DIGITALB DIGITALB