Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një mesazhi në Twitter, ambasada e SHBA vlerëson partneritetin me Shqipërinë, duke e konsideruar atë si një anëtare vendimtare të Aleancës, e cila ka treguar përkushtim në promovimin e paqes dhe sigurisë.