Komiteti për të Drejtat e Fëmijës i OKB-së me qendër në Gjenevë, rezulton se është seriozisht i shqetësuar për gjendjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Në raportin e fundit prej 16 faqesh, ky Komitet ka bërë publike shqetësimet, vërejtjet dhe rekomandimet e tij për përmirësimin e gjendjes.