Top Channel/ “Shporreni nga këtu”, Lavrov shpërthen ndaj gazetarit dhe e përjashton nga konferenca
15/05/2026 20:44

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, po mbante një fjalim gjatë një vizite zyrtare në Indi dhe gjatë saj është regjistruar një incident i rëndë me një gazetar të pranishëm në sallë. Gjatë konferencës, gazetarin e telefonojnë, zilja dëgjohet në sallë dhe për më shumë ai vendos të përgjigjet, duke folur me zë të ulët. Por pavarësisht përpjekjes së tij, zëri u dëgjua në ambient. Kaq mjaftoi që Lavrov të ndërpriste konferencën dhe t’i drejtohej ashpër gazetarit për qetësi, e më pas me një paralajmërim “të armatosur”. “Dëgjoni, a mund të na lini të vazhdojmë? Nuk po bëj shaka”, tha ai. Menjëherë më pas, Lavrov iu drejtua pjesëtarëve të sigurisë me fjalët: “Djema, nxirreni që këtej!” Pas disa sekondash, ministri rus shtoi: “Zotëri, më falni. Nëse nuk e dorëzoni telefonin, ata do të nxjerrin armën, duhet ta dini”. Komenti i Lavrovit u interpretua nga të pranishmit si një shaka, pasi në sallë shpërthyen të qeshura. Megjithatë, në pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale, ministri rus nuk shihet duke buzëqeshur gjatë deklaratës së tij, çka ka nxitur reagime dhe komente të shumta online.

Top Channel/ Nisin hetimet për të plagosurin/ U dëmtua rëndë në sy, AMP dhe prokuroria investigime
25/10 11:45
Top Channel/Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës:Edhe këtë flamë do ta shuajmë,gabon…
25/10 11:41
Top Channel/‘Zhurmën e kanë të madhe, por shanse 0’, Rama:Më keni votuar ose jo se kam tradhtuar…
25/10 11:27
Top Channel/ ‘Me dhunë nuk më imponohet askush’, Rama: Detyra ime të mbroj shtetin dhe…
25/10 11:24
Top Channel/ Rama: Shkatërrimi i pronës do dënohet dyfish nëse ndodh ndaj një institucioni, kush…
25/10 11:21
Top Channel/ ‘Nga Spanja me bluza të bardha’, Rama: Mësuesit do të pezullohen nga detyra nëse…
25/10 11:16
Top Channel/’Kush thyen paguan’, Rama: Gjobë për prindërit e atyre që dëmtojnë, dëmshpërblim për…
25/10 11:16
Top News- Turistët “i përgjigjen” Ramës, ulen në karriget e dialogut të vendosura për studentët
25/10 11:13
Top Channel/ Paketë e re ligjore kundër dhunës, Rama: Sallata e prishur e një matufi nuk…
25/10 11:09
Top News- Plagosja në sy e të riut, nisin hetimet/ Pezullohet dhe efektivi që dhunoi protestuesin
25/10 11:06
Top News- U plagos në sy gjatë protestës/Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e të riut
25/10 11:05
Top Channel/ Protesta para Ministrisë së Arsimit, drejt Tiranës forcat e policisë nga rrethet
25/10 11:04
Top News- Rama sërish ftesë për dialog/ Tryezë e karrige përpara Kryeministrisë për protestuesit
25/10 10:40
Top Channel/ Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në Fier, zjarrfikësit shmangin tragjedinë
25/10 10:00
Top Channel/ Kryeministri Rama nuk heq dorë nga kërkesa ndaj studentëve, i fton sërish në dialog
25/10 10:00
Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05