Tërheqja e kompanisë holandeze SHELL nga nxjerrja e rezervës së naftës në Shpirag ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës. Në bilancet e saj për tremujorin e parë të vitit, kompania hollandeze SHELL ka fshirë shpenzimet e bëra për kërkimet e naftës në Shqipëri, një lëvizje që tregon tërheqjen e kësaj kompanie nga vijimi i mëtejshëm i përdorimit të vendburimit.