Shefja e Bashkimit Europian, Ursula Von der Leyen mund të marrë frymë lirisht: Mocioni i mosbesimit ndaj kryetares së KE-së dështoi, për shkak se nuk u arrit shumica e nevojshme e votave për avancimin e tij. Vetëm 175 anëtarë të parlamentit e kanë përkrahur mocionin, derisa 360 kanë votuar kundër dhe 18 kanë abstenuar. Nacionalisti rumun, Gheorghe Piperea, u shpreh tejet i ashpër në fjalimin e tij përpara votimit në Parlamentin Europian.