Top Channel/ “Shpëton” qeveria malazeze, opozita tërheq mocionin e mosbesimit!
13/12/2021 15:25

Opozita malazeze tërhoqi në momentet e fundit mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, i cili do të diskutohej sot në parlamentin e vendit. Në vend të kësaj, partitë opozitare thonë se do të fokusohen pa humbur kohë në bisedime që synojnë krijimin e një shumice të re parlamentare. “ Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të arrijmë të formojmë mazhorancën e re, duke krijuar kushtet për rrëzimin e ekzekutivit”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të tyre. Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapic u zgjodh para një viti me votat e 41 deputetëve nga gjithsej 81 që ka gjithsej parlamenti i Malit të Zi. Rënia e mundshme e qeverisë nënkuptonte rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanovic, e cila ka qenë mbi 30 vjet në pushtet. Nisma e mocionit të mosbesimit shkaktoi fërkime të ashpra mes forcave politike në Mal të Zi dhe ngjalli frikën e një destabilizimi të situatës. Kryetari i Parlamentit Aleksa Beçiq ishte shprehur se askush nga shumica parlamentare nuk do ta mbështeste këtë iniciativë. “Mund të konfirmoj me përgjegjësi se Mali i Zi demokratik nuk do ta mbështesë mocionin e mosbesimit të Qeverisë. Mendoj se duhet, si shumicë parlamentare, të bisedojmë për të gjetur mënyra për të bashkëpunuar më mirë dhe për të përmirësuar cilësinë e punës sonë të përbashkët”, kishte deklaruar më herët ai.

Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20