Pas 15 raundesh votimi, maratonës rraskapitëse të zgjedhjes së kreut të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i erdhi fundi. Kevin McCarthy, është zgjedhur kryetar i këtij institucioni ne fund te katër ditësh votimi, në vazhdën e mosmarrëveshjeve të rendshme mes republikanëve të cilën kishin siguruar shumicën e dhomës së ulët së Kongresit.