Ka dështuar të miratohet në parlamentin e Koresë së Jugut mocioni për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol, pasi votimi u bojkotua nga ligjvënës të partisë së tij. Mocioni u paraqit nga partitë opozitare pas vendimit të Yoon më herët gjatë javës për të shpallur gjendjen e luftës. Nga 200 sa kërkohej që mocioni të ishte i suksesshëm, votuan 195. “I gjithë kombi po e shikon vendimin që po merret sot në Asamblenë Kombëtare.