18-vjeçari Anri Kashiku që shpëtoi dy jetë, vëllanë dhe shokun e tij, por humbi betejën me dallgët e Adriatikut, do të përcillet pasditen e sotme për në banesën e fundit. Mes dhembjes dhe hidhërimit të afërm e bashkëfshatarë kanë mbërritur pranë familjes e cila ka çelur dyert e mortit. Ngjarja e rëndë ndodhi pasdrekën e një dite më parë në plazhin Sektor Rinia të Durrësit.