Fqinjët janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e 18-vjeçarit Anri Kashiku një ditë më parë, pasi shpëtoi nga mbytja vëllanë dhe mikun e tij. Në fshat e konsiderojnë hero, pasi jo vetëm shpëtoi dy jetë, por ruajti një familje nga shuarja. Njëri nga të miturit që shpëtoi ishte fëmijë i vetëm.