Njëri prej të mbijetuarve të aksidentit fatal në Bullgari, Orhan Aliti kishte ndihmuar disa persona të tjerë të hidheshin nga dritarja e pasme e autobuzit të përfshirë nga flakët. Por ai nuk arriti dot të nxirrte djalin e tij 23 vjecar. Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregoi për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin, i cili i ka thënë se me vështirësi të madhe ka mundur të dalë