Dy turistë holandez u shpëtuan nga policia pasi kishin mbetur të bllokuar në gjirin e Filikurit në zonën e Himarës. Të huajt ishin duke eksploruar zonën por për shkak të terrenit të thepisur ata nuk mund të dilnin pasi njëri prej tyre u rrëzua dhe mbeti I dëmtuar. Turistët kërkuan ndihmë ndërsa në drejtim të tyre shkoi menjëherë policia. Pas disa orë kërkimesh nga deti e toka uniformat blu arritën t’I lokalizonin dy të huajt dhe ti shpëtonin.