Top Channel/ Shpëtohen turistët në Malin e Çikës, nxirren tre gjermanët e bllokuar mes shkëmbinjve
04/08/2026 22:00

Tre te rinj, turistë gjermanë u shpëtuan pas një operacioni të vështirë kërkim-shpëtimi në Malin e Çikës, pasi kishin mbetur të bllokuar mes shkëmbinjve dhe kishin kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS. Sipas informacioneve, tre të rinjtë humbën orientimin gjatë ecjes në terrenin e vështirë malor, ndërsa dyshohej se njëri prej tyre kishte pësuar probleme shëndetësore. Menjëherë pas marrjes së sinjalit të emergjencës, u organizua një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, ku u angazhuan efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, si dhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri. Pas rreth katër orësh operacion në një zonë tepër të vështirë dhe shkëmbore, helikopteri bëri të mundur nxjerrjen e tre turistëve, të cilët u transportuan drejt Qendrës Shëndetësore të Palasës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Fatmirësisht, operacioni u përmbyll me sukses, pa pasoja për jetën e tyre. Ky është rasti i pestë brenda pak ditësh që strukturat e Policisë së Shtetit, forcat e specializuara dhe institucionet e tjera të angazhuara në emergjencat civile ndërhyjnë për të shpëtuar turistë të huaj që humbin orientimin në zonat malore dhe pyjore të qarkut të Vlorës. Autoritetet u bëjnë apel turistëve që përpara se të ndërmarrin shtigje malore të informohen për itinerarin, të përdorin pajisje orientimi dhe të mos lëvizin në zona të panjohura pa guida, për të shmangur situata që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të kërkojnë angazhimin e operacioneve të vështira të kërkim-shpëtimit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06