Rreth 90 banesa monument kulture të kategorisë së parë në Gjirokastër pritet të restaurohen me ndërhyrjen e shtetit. Mekanizmi i ri parashikon investime në objektet ku pronarët ose trashëgimtarët nuk kanë mundur të kryejnë punimet e nevojshme. Projekti nis në vitin 2027 dhe synon të mbrojë ndërtesat historike nga degradimi dhe shembja.