Top Channel/ Shpërthimi i nëndetëses, gjenden pjesë të Titanit dhe mbetje njerëzore!
29/06/2023 11:49

Roja bregdetare e SHBA-së njoftoi se mbetje të supozuara njerëzore janë gjetur brenda trupit të copëtuar të nëndetsës “Titan”. Pjesë nga batiskafi që pati një shpërthim në bord gjatë zhytjes në Atlantik, janë dërguar tashmë në St John’s të Kanadasë. Ekspertë amerikanë do të kryejnë një analizë zyrtare të mbetjeve, teksa hetimet për të përcaktuar shkaqet e episodit fatkeq, janë ende ne fazat e tyre të hershme. Bordi Detar i Hetimit i Rojës Bregdetare do të transportojë provat në një port amerikan për analiza dhe testime më të sofistikuara. Kreu i tij, kapiteni Jason Neubauer, pohoi në një deklaratë se “mbetet ende një punë e konsiderueshme për t’u bërë për të kuptuar faktorët që çuan në humbjen katastrofike të Titanit dhe për të ndihmuar që një tragjedi e ngjashme të mos përsëritet më kurrë në të ardhmen”.Të pesë personat në bordin e “nëndetëses” humbën jetën në 18 qershor pasi ajo shpërtheu gjatë zhytjes për të parë nga afër mbetjet e Titanikut të fundosur në vitin 1912, që ndodhet në një thellësi prej 3,800 metra në Atlantikun verior.Pasagjerët ishin kreu i OceanGate, i cili organizoi zhytjen, 61-vjeçari Stockton Rush; Eksploruesi britanik Hamish Harding, 58 vjeç; Shahzada Daëood, 48 vjeç, dhe djali i tij, Suleman Daëood, 19 vjeç; dhe zhytësi francez Paul-Henry Nargeolet, 77 vjeç. Zyrtarët fillimisht qenë shprehur skeptikë për mundësinë e gjetjes së ndonjërit prej trupave.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10