Top Channel/ Shpërthimi i makinës Teslas: Shoferi, ushtar elitë – çfarë ndodhi në makinë !
03/01/2025 13:24

Personi i cili drejtonte makinën e Teslës tip Cyberstruck që shpërtheu përpara hotelit Trump në Las Vegas ishte një ushtar aktiv i forcave speciale amerikane. Sipas zyrtarëve, ai kishte qëlluar veten me plumb në kokë përpara shpërthimit. Policia e Las Vegas e identifikoi si Mattheë Alan Livelsberger, 37 vjeç, nga Kolorado Springs shoferin e automjetit, të cilin e mori me qira më shumë se 800 milje larg dhe e çoi në hotelin e Nevadës në mëngjesin e shpërthimit. Shkaku i vdekjes së Livelsberger ishte vetëvrasja nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, sipas zyrës së mjekëve të kontesë Clark. Shtatë persona u plagosën kur automjeti - i mbushur me bombola karburanti dhe mortaja fishekzjarre - shpërtheu në ditën e Vitit të Ri. Zyrtarët thanë se të gjitha plagët etyre ishin të lehta. Livelsberger shërbente në Beretat e Gjelbërta, forcat elitë të specializuara për të luftuar terrorizmin jashtë vendit dhe për të trajnuar forcat partnere, tha në një deklaratë ushtria amerikane. Ai shërbente në ushtri që nga viti 2006, me një karrierë të gjatë, përfshirë dy ture në Afganistan dhe shërbime në Ukrainë, Taxhikistan, Gjeorgji dhe Kongo, tha ushtria amerikane.Ai është vlerësuar me dy yje bronzi, përfshirë një për trimëri për guxim nën zjarr, një distinktiv të këmbësorisë luftarake dhe një medalje për trimëri. Livelsberger ishte me leje kur vdiq, sipas deklaratës.Shpërthimi i kamionit, i mbushur me fishekzjarre dhe bombola karburanti, ndodhi disa orë pasi 42-vjeçari Shamsud-Din Bahar Jabbar përplasi një kamion në një turmë në një lagje të famshme të Nju Orlinsit në ditën e Vitit të Ri, duke vrarë të paktën 15 persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17