Top Channel/ Shpërthimi, 4 viktima në Ukrainë, dyshohet për sulm kamikaz
24/10/2025 20:01

Një burrë aktivizoi një pajisje shpërthyese teksa rojet kufitare po kontrollonin dokumentet në një stacion treni në Ukrainën veriore të premten, duke vrarë veten dhe tri gra, raporton “The Guardian”. Në një njoftim zyrtar të autoriteteve ukrainase thuhet se 12 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi në stacionin e trenit në Ovrush, afër kufirit me Bjellorusinë. Viktimat kishin moshat 29, 58 dhe 82 vjeç. Burri që aktivizoi pajisjen shpërthyese ishte një banor 23-vjeçar i qytetit të Kharkivit në Ukrainën verilindore, i cili kishte qenë kohët e fundit i ndaluar për një tentativë kalimi të paligjshëm të kufirit. Një ditë më parë një dron rus kishte hedhur në erë një makinë duke vrarë dy gazetarë të një televizioni lokal në Ukrainë. Ndërkaq, pasditen e së premtes një dron ukrainas goditi një ndërtesë banimi në qytetin Krasnogorsk, në veriperëndim të Moskës, duke plagosur pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë, bëri të ditur guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobjov. Më vonë gjatë ditës së premte, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobjanin, njoftoi se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar edhe tre dronë të tjerë që po i afroheshin kryeqytetit. Për shkak të sulmeve, fluturimet në dy aeroporte të Moskës u pezulluan përkohësisht. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjatë natës, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan gjithsej 111 dronë ukrainas në disa rajone të vendit. Për shkak të sulmeve, edhe tre aeroporte të tjera ruse pezulluan përkohësisht fluturimet.

Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33