Top Channel/ Shpërthime të tjera në Liban me anë të radiomarrësve, 12 viktima dhe 300 të plagosur
18/09/2024 19:40

Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësuan sot Izraelin për shpërthimin të martën të pajisjeve elektronike të vogla të komunikimit me mesazhe (pager), që përdoreshin nga anëtarët e grupit militant (Hezbollahut). Si pasojë u vranë të paktën 12 persona si dhe u plagosën rreth 4 mijë të tjerë. Zyrtarë të grupit militant Hezbollah thanë të mërkurën se do të vazhdojnë luftën kundër Izraelit në mbështetje të militantëve të Hamasit në Gazë dhe paralajmëruan Izraelin për një “ndëshkim të ashpër”, siç u shprehën ata. Izraeli nuk ka bërë komente mbi ngjarjen e cila ndodhi disa orë pasi qeveria izraelite njoftoi një zgjerim të objektivave të saj lidhur me luftën kundër militantëve të Hamasit në Gazë, duke përfshirë garantimin e sigurisë së pjesës veriore të vendit, mes konfliktit me Hezbollahun përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin. Zyrtarë të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë thanë se numri i të vdekurve nga shpërthimi ka arritur në 12 persona, mes tyre dy fëmijë, si dhe një numër që nuk dihet ende, punonjësish të kujdesit shëndetësor. Ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad tha se dy të tretat e të plagosurve kanë nevojë të shtrohen në spital. Ai shtoi se shkalla e incidentit ishte shumë më e madhe krahasur me shpërthimin masiv në Portin e Bejrutit në vitin 2020. Shumica e të plagosurve u shënuan në Bejrut dhe në periferinë jugore të këtij qyteti, tha ai.

Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01