Top Channel/ Shpërthime të gripit të shpendëve edhe në Evropë
25/03/2022 19:05

Përshkallëzimi dramatik i gripit të shpendëve në disa vende te Evropës ka sjellë asgjësimin e mijëra shpendëve . Britanikja The Guardian, raporton se Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa kontinentale janë goditur më keq nga shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë i gripit të shpendëve, që mund të sinjalizojë edhe faktin se pulat qe kanë një lloj aksesi në natyrë, mund të mos prodhohen më në këto vende, e si rrjedhojë do të ketë një mungesë të dukshme të vezëve në treg. Ekspertët thonë se variantet patogjene të gripit të shpendëve tani duket se po prekin edhe zogjtë e egër, duke krijuar një rrezik infeksioni gjatë gjithë vitit, Në Mbretërinë e Bashkuar, fermerët janë urdhëruar që t’i mbajnë zogjtë e tyre brenda që nga nëntori i kaluar.Përhapja e fundit e raportuar është nga një fermë në Suffolk fundjavën e kaluar, e cila solli ngordhjen e më shumë se 80,000 rosave. “Ka një problem serioz për fermat me rreze të lirë dhe të jashtme” , tha Dr Guillaume Fournié, një veteriner. “Ne po shohim shpërthime në ferma të mëdha [të brendshme] të shpendëve që kanë siguri të lartë. Kjo sugjeron që me ekspozimin e lartë mjedisor ndaj virusit, tani është e vështirë të sigurohet që një fermë të jetë 100% e sigurt.” Marion Koopmans, një virologe dhe këshilltare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se situata ishte “e tmerrshme” për industrinë e shpendëve. “Ekologjia e gripit të shpendëve ka ndryshuar në mënyrë drastike në vetëm pak vite. Tani kemi qarkullim lokal gjatë gjithë vitit në Evropë, nuk është vetëm një kërcënim sezonal. Ka një prani të përhershme në popullatën e shpendëve të egër.”Masat për të parandaluar infeksionin që arrin tek pulat përfshijnë pastrimin dhe dezinfektimin, ruajtjen e sigurt të ushqimit e ujit dhe karantinimin e tufës së re. Transmetimi nga një zog i infektuar te njeriu është shumë i rrallë, sipas zyrtarëve shëndetësorë, me më pak se pesë raste të regjistruara në MB, ku një burrë u infektua nga rosat që mbante brenda shtëpisë së tij.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34