Top Channel/ Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli urdhëron evakuim nga Libani jugor
03/10/2024 22:50

Ushtria e Izraelit u ka bërë thirrje banorëve të më shumë se 20 qytezave në jug të Libanit të largohen nga shtëpitë e tyre menjëherë të enjten. Ndërkohë, në Bejrut janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme. Thirrjet për evakuim nga qytezat jugore vlejnë edhe për kryeqytetit provincial, Nabatieh, që nënkupton se një operacion tjetër izraelit kundër grupit militant Hezbollah – i cili kontrollon Libanin jugor – është i pashmangshëm. Izraeli i dërgoi trupat tokësore në jug të Libanit pas dy javëve bombardimesh të pareshtura ajrore kundër Hezbollahut. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Ndërkohë, në periferinë jugore të Bejrutit, bastionin e Hezbollahut, janë dëgjuar tri shpërthime të enjten. Disa shtëllunga të mëdha tymi u panë duke u ngritur lart pas sulmeve të fuqishme izraelite. Gjatë natës, Izraeli e bombardoi Bejrutin qendror, duke i vrarë nëntë njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit. Dëshmitarët thanë për Reuters se dëgjuan një shpërthim të madh, për të cilin një burim sigurie tha në shënjestër kishte një ndërtesë në distriktin Baçura, disa qindra metra nga Parlamenti. “Një tjetër natë pa gjumë në Bejrut. Duke numëruar shpërthimet që po tronditin qytetin. Pa sirena paralajmëruese. Pa e ditur se çfarë vjen më pas. Vetëm pasiguria që na pret. Ankthi dhe frika janë të kudogjendura”, tha të enjten koordinatorja e posaçme e OKB-së në Liban, Jeanine Hennis-Plasschaert, në X. Një grup i mbrojtjes civile, i lidhur me Hezbollahun, tha se shtatë pjesëtarë nga stafi i tij, përfshirë dy mjekë, u vranë në sulmin në Bejrut, për të cilin Izraeli tha se ishte një sulm ajror “i saktë”. Izraeli gjithashtu tha se ka goditur një ndërtesë komunale në qytetin jugor libanez, Bint Jbeil, duke vrarë 15 anëtarë të Hezbollahut, ndërsa më shumë se një duzinë raketash izraelite goditën periferinë jugore të Dahieh, ku udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra javën e kaluar. Tetë ushtarë izraelitë u vranë në luftimet tokësore të mërkurën në Libanin jugor. Derisa ushtria izraelite po e vazhdon ofensivën në jug të Libanit, Izraeli është duke shqyrtuar opsionet për hakmarrje kundër Iranit për sulmin raketor të 1 tetorit. Irani e përshkroi sulmin e tij të 1 tetorit si hakmarrje ndaj Izraelit për ofensivën në Liban dhe për luftën shkatërruese njëvjeçare në Rripin e Gazës, si dhe për vrasjen rishtazi të aleatëve kryesorë të Teheranit në rajon.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57